Ekipe të “Serie A” çmenden pas Rashicës  

Milot Rashica me paraqitjet e tij me fanellën e Viteses, ka zgjaur interesimin e sërishëm nga ana e skuadrave italiane.

Skuadra që sërish dëshiron të marrë në radhët e veta futbollistin kosovar, është Lacio, ndaj së cilës skuadër Rashica shkëlqeu në ndeshjen e Liga Europa, të zhvilluar ditë më parë.

Rashica asistoi në të dy golat e shënuar nga ana e skuadrës së tij ndaj “lacialëve”, ndërsa gjithashtu fitoi shumë dy luftime në anën e tij të djathtë, ku thjeshtë ishte i pandalshëm për futbollistët e skuadrës “laciale”.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit nga kryeqendra italiane janë të gatshëm të paguajnë 10 milionë euro për blerjen e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Rashica kërkohet nga klubet e Serie A, pasi më parë është folur edhe për një interesim të Napolit, Romës apo dhe Milanit.

Leave a Reply