Super gol i Bardhit ndaj Valencias (VIDEO)

Enis Bardhi pa dyshim se tashmë është shndëruar në futbollistin kyç te skuadra e Levantes, loja e së cilës skuadër nuk mund të paramendohet pa talentin shkupjan, i cili ishte më i merituari që skuadra e tij sot nxorri një barazim në derbin lokal ndaj Valencias, shkruan “infOSport.mk”.

Bardhi shënoi golin e vetëm për Levanten në barazimin 1:1, duke vazhduar në këtë mënyrë rrugëtimin e saj pa asnjë disfatë pas 4 xhirove.

Ishte Valencia ajo që udhëhoqi e para në këtë ndeshje, me golin e realizuar nga Rodrigo në minutën e 31-të, teksa Bardhi me një super gol nga brendia e zonës në minutën e 41-të barazoi shifrat.

Ishte ky rezutati i pjesës së parë, ndërsa në fund doli të jetë edhe përfundimtarë në këtë derbi lokal, ku në fund të dyja skuadrat dolën me nga një pikë dhe të pamposhtura edhe pas 4 xhirove në La Liga. Që të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe tre barazime, duke ndarë pozitën e 5-të në tabelën e klasifikimit me nga 6 pikë.

Ndryshe për Bardhin ishte ky goli i tij i dytë në La Liga pas 3 ndeshjeve të zhvilluara, duke pasur parasysh se talenti shkupjan realizoi edhe në ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Deportivo Lakorunjës.

GOLI I ENIS BARDHIT NDAJ VALENCIAS

Публикувахте от в 16 септември 2017 г.

 

Leave a Reply