Armando Sadiku bëhet me trajner të ri

Starti i dobët në elitën e futbollit polak ka shtyrë drejtuesit e Legia Varshavës për të shkarkuar trajnerin e tyre, Jacek Magiera. Disfata e fundit ndaj  Slask humbi durimin e tyre, duke bërë që postin e trajnerit t’ia besojnë Romeo Jozak.

Me Magieran në krye skuadra e Legia Varshavës përfundoi jashtë eliminatoreve të  Ligës së Kampionëve, ndërsa më pas humbi edhe mundësinë e pjesëmarrjes në grupet e  Liga Europa.

Përveç këtyre dështimeve në Evropë, si dështim mund të llogaritet edhe starti i sezonit në elitën e futbollit vendor, ku pas 8 xhirove të para Legia e Varshavës ka grumbulluar vetëm 13 pikë, shumë pak për një ekip që gjithnjë pretendon titullin e kampionit.

Sadiku iu bashkua Legias gjatë merkatos së verës, ndërsa ka arritur të shënojë dy gola, në shtatë ndeshje kampionale të zhvilluara me petkun e Legias.

Debutimi i trajnerit të ri të Sadikut, do të bëhet ditën e diel, në ndeshjen Legia-Krakovia, takim ku 3-pikëshi është synimi i vetëm i Sadikut me shokë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply