Gardiani i talentuar i Tiranës, Mustafë Abdullahu, karrierën e tij do ta vazhdojë në Gjermani, duke veshur fanellën e skuadrës së dytë të Dortmundit. Thuhet se palët kanë arritur akordin për shifrën e 250 mijë eurove, me “blutë” nga kryeqendra shqiptare që në këtë mënyrë mbushin arkat e tyre.
Kujtojmë, KF Tirana shtatorin e vitit të kaluar për kartonin e 20-vjeçarit Abdullahu, skuadrës së Besës i kishte paguar 50 mijë euro.
Abdullahu është pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës. Ai që në sezonin e parë spikati me Tiranën, teksa e njëjta gjë pritet dhe në Dortmund në ligën e tretë të Gjermanisë.