Armando Broja vazhdon të jetë në qendër të merkatos për shkak të të ardhmes së tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të largohet nga Çelzi, skuadër kjo që po pret njëkohësisht edhe ofertën e duhur për ti dhënë “aminin” largimit të Brojës.
Oferta e parë zyrtare për shërbimet e sulmuesit “kuqezi” ka mbërritur në zyrën e “Bluve” nga Londra.
Evertoni ka bërë hapa konkret për shërbimet e Armando Brojës, për shërbimet e të cilit është gati të paguajë 32 milionë euro.
Kjo ofertë po shqyrtohet seriozisht nga drejtuesit e Çelzit, që sipas mediave angleze, me shumë gjasa edhe do e pranojnë.
Mirëpo kujtojmë se përveç Evertonit në Angli, për Brojën interes ka edhe ish skuadra e tij, Sauthempton, Ipsuiç dhe Uest Ham, ndërkohë gjithashtu interes për shërbimet e sulmuesit shqiptarë, ka shfaqur edhe skuadra e madhe italiane e Milanit.