Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, senegalezit Pape Fall, njofton “infOSport.mk.
24-vjeçari te skuadra kampione e vendit vjen nga rradhët e FK Liepaja nga Letonia, me të cilën skuadër Struga Trim Lum, vite më parë ishte përballur në kuadër të kupave europiane.
Senegalezi bëhet kështu lojtari i dytë, pas Hogan Ukpa që vjen nga FK Liepaja te skuadra e Struga Trim Lum.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Pape Fall karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e AS Douanes, nga e cila skuadër vitin 2020 ishte transferuar te Valmiera në Letoni.
Me këtë skuadër, Fall vitin 2022 ishte shpallur kampion, ndërsa me të njëjtin qëllim vjen edhe te Struga Trim Lum, për të ndihmuar këta të fundit që edhe për herë të tretë me rradhë të shpallen kampion. (infOSport.mk)