Trajneri Vildan Asani ka zbuluar formacionin e KF Arsimit për ndeshjen ndaj Vardarit

KF Arsimi pas pak në Gostivar do të mirëpret Vardarin, në një nga ndeshjet më interesante të javës së 6-të në elitën e futbollit vendor.

Ndeshja starton në ora 15:30, ndërsa tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë publike formacionet, me të cilët do të zbresin në fushë.

Trajneri i vendasve, Vildan Saliu, për dallim nga formacioni në Manastir, që i solli fitoren e parë historike skuadrës së KF Arsimit, ka vendosur të bëjë dy ndryshime. Kështu vendin e Argjent Gafurit në mesfushë do ta zë Leonid Ignatov, autori i golit të fundit në fitoren 4:0 ndaj Pelisterit, ndërsa në vend të Subi Mustafës, do të Bashkim Velija. Ky i fundit ndeshjen në Manastir e përcolli nga tribunat.

Në anën tjetër, Goce Sedlloski i Vardarit për dallim nga ndeshja e fundit me Makedonija Gj.P, ka bërë plotë 5 ndryshime. Në formacionin e kuqezinjëve nga Shkupi, bie në sy mungesa e kapitenit Goran Zakariç, që ndodhet në bankinë, bashkë edhe me Bosançiç dhe Ediz Spahiun.

Formacionet zyrtare:

KF Arsimi: V. Islami, B. Velija, Xh. Avduli, M. Dardhishta, A. Drljeviç, A. Beshagiç, Xh. Jahiji, L. Ignjatov, Sh.Asani, S. Olatunbosun, D. Peroviç;

VARDARI: D. Taleski, D. Danev, M. Manevski, M. Matiç, F. Najdovski, D. Todorovski, F. Senghor, D. Castaneda, D. Babunski, R. Mato, A. Omeragiç;

Leave a Reply