Struga Trim Lum sot në mesditë ka arritur në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit.
Me të arritur, ekipi strugan është akomoduar në hotelin në Side, aty ku do të qëndrojë deri me datë 31 janar.
Pas pushimit disa orësh, ekipi gjatë pasditës zhvilloi edhe stërvitjen e parë në kushte të shkëlqyeshme për punë, duke nisur kështu zbatimin e plotë të programit përgatitor nën drejtimin e stafit teknik me në krye Bledi Shkëmbi.
Ekipi në Turqi përveç seancave stërvitore intensive, do të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese, që tashmë i kanë përcaktuar me kohë.
“Faza përgatitore në Antalia të Turqisë synon ngritjen e formës fizike dhe taktike të skuadrës në prag të sfidave të rëndësishme që na presin për gjatë stinorit pranveror, ku Struga Trim Lum do të garojë në dy fonte njëkohësisht, në kampionat dhe në kuadër të Kupës.” – njoftojnë nga klubi strugan, duke njoftuar njëkohësisht se futbollistët prej nesër do të ju nënshtrohen nga dy seancave stërvitore. (infOSport.mk)
