Drejtuesit e KF Rramalisë gati për transferimet e reja bombë dhe për inkuadrim në Ligën e Tretë

KF Rramalia edhe pse nuk i’a arriti qëllimit që të dalë si kampion vjeshte në Ligën Komunale të Kumanovës, ata një gjë të tillë besojnë fuqishëm se do ta bëjnë në fund të sezonit 2025/26, shkruan “infOSport.mk”.

Më së miri këtë e dëshmojnë edhe dy transferimet e realizuara nga drejtuesit e kësaj skuadre deri më tani, e që kanë një bagazh të madh në futbollin vendor.

KF Rramalia gjatë këtyre ditëve ka prezantuar dy futbollistët shkupjan, Ismail Abdullahun dhe Emir Aliun, ndërsa përmes faqes së tzre zyrtare kanë paralajmëruar edhe një bombë tjetër, që pritet të shpërthejë të martën.

Drejtuesit e KF Rramalisë me në krye Drejtorin e përgjithshëm Adem Nezirin, kryetarin Kelmend Saiti, trajnerin Avdo Ebibin, si dhe anëtarët Bilent Memedi, Erxhan Memedi, Lirim Emini, Qazim Zimberi dhe Shuajb Ebibi, që për çdo ditë janë aktiv dhe së bashku me njëri tjetrin, kanë paralajmëruar një portier të kalibrit të lartë, që pas vetes ka një bagazh shumë të rëndësishëm edhe nga Liga e Parë (emri i njohur për portalin tonë).

Megjithatë kjo nuk do të jetë e tëra, pasi të njëjtit paralajmërojnë edhe shumë emra të mëdhenj, që në fund do e ndihmojnë KF Rramalinë për të bërë ëndërrën realitet, ngjitjen në Ligën e Tretë – Veri. (infOSport.mk)

Leave a Reply