Me dy ndeshjet e sotme në Shkup dhe në Kumanovë, u mbyll java e 28-të në elitën e futbollit vendor. Rabotniçki në ndeshjen e parë të zhvilluar në arenën “Todor Proeski”, falë dyshes shqiptare Suhel Muharemi – Ditmir Hoxha mundi Arsimin, ndërkohë në Kumanovë, Struga Trim Lum edhe njëherë tjetër gjatë këtij sezoni shënoi një fitore të thellë ndaj Bashkimit me shifrat 4:0.
Compaore shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke përforcuar pozitën e liderit sa u përket golashënuesve më të mirë në kampionat, ndërsa nga një gol tjetër shtuan Hristijan Maleski dhe Bojan Ilievski.
Pas kësaj fitore, Struga Trim Lum përforcoi pozitën e saj të tretë në renditje, duke shpresuar njëkohësisht edhe triumfin e Shkëndijës në kuadër të Kupës, aty ku në finale mund të luaj edhe Sileksi i vendit të katërt, ndaj së cilës, skuadra strugane për momentin ka epërsinë e 7 pikëve. Edhe Sileksi njëjtë sikurse Struga Trim Lum në kuadër të kësaj jave shënoi fitore identike 4:0, duke mundur AP Brera.
Po të premten në Kavadar, Shkëndija shënoi fitore të thellë 4:1 ndaj Tikveshit, duke vazhduar kështu ndjekjen e Vardarit të vendit të parë.
Skuadra e Goce Sedlloskit ashtu edhe siç pritej një ditë më vonë (e shtunë) mundi FC Shkupin me rezultatin e thellë 7:0, duke vazhduar kryesimin, ndërsa një fitore shpresdhënëse morri Pelisteri, që në Manastir mundi Makedonija GJ.P.
Pikërisht fitoret e Pelisterit dhe Rabotniçkit mund të prishin matematikat e Bashkimit dhe Arsimit, kur është në pyetje mbijetesa, përfshirë këtu edhe AP Brera, që gjithashtu do të luftojë deri në fund për mbijetesë.
Deri në fund të kampionatit ka edhe 5 xhiro, ndërsa më poshtë do të ju njoftojmë me orarin e plotë të 5 skuadrave që shpresojnë mbijetesën pa u futur fare edhe në balotazh.
| Ndeshjet e Bashkimit deri në fund të sezonit: | ||||||||||||||||||||
|
| Ndeshjet e Arsimit deri në fund të sezonit: | ||||||||||||||||||||
|
| Ndeshjet e AP Brera deri në fund të sezonit: | ||||||||||||||||||||
|
| Ndeshjet e Pelisterit deri në fund të sezonit: | ||||||||||||||||||||
|
| Ndeshjet e Rabotniçkit deri në fund të sezonit: | ||||||||||||||||||||
|
