Gereth Bejl kërkohet për ta pasuar Robenin te Bayerni!

Shumica e klubeve të mëdha në Europë janë duke e ndjekur futbollistin e Real Madridit, Gereth Bejl. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, një prej klubeve të interesuara për Bejl po përgatit një ofertë stratosferike me qëllim që të “rrëmbejë” uellsianin nga “Santiago Bernabéu”.

Të paktën kjo është ajo që njerëzit pranë futbollistit i kanë komunikuar presidentit Florentino Pérez. Madje, krejt ndryshe nga sa imagjinohet, oferta më e madhe nuk vjen nga Premier Liga, por nga Gjermania. Është skuadra e Bayern të Mynihut që synon të investojë shumën rekord për klubin, vetëm që të blejë ullsianin Gareth Bejl.

Bavarezët po kërkojnë pasuesin e Robenit dhe besojnë se Bejl mund t’u ofrojë shumë kënaqëi dhe sukses në të ardhmen.

Leave a Reply