LPFM, Mbyllen 45 minutat e para, shihni golat dhe rezultatet (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para në 4 ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Në dy prej tyre skuadrat vendase ndodhen në avantazh, në Kratovë rrjetat po pushojnë në duelin midis Sileksit dhe Renovës, teksa Rabotniçki është skuadra e vetme që ka epërsi si mysafir.

Pikërisht “romantikët” shënuan golin e parë në ndeshjet e sotme, kur Ostoja Stjepanoviç nga pika e bardhë arriti që të mposhtë Tofiloskin që në minutën e 5-të.

Rabotniçki avanson ndaj Pobedës në Manastir

Rabotniçki avanson ndaj Pobedës në Manastir POBEDA – RABOTNIÇKI 0:1O. Stjepanoviç (5')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.

Po nga penaltia edhe Vardari avansoi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, kur Tigran Barsegian arriti që të mposhtë portierin Marko Jovanovski. Ky i fundit në mënyrë të palejuar kishte ndërhyrë ndaj Matej Cvetanoskit, me ç’rast arbitri kryesor kishte treguar në pikën e bardhë.

Vardari e mbyll me epersi minimale pjesen e pare ndaj Makedonija GJ.P

Vardari e mbyll me epersi minimale pjesen e pare ndaj Makedonija GJ.PVARDARI – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(T. Barsegian 41')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.

Epërsi minimale gjatë 45 minutave të para ka edhe lideri aktual, Akademia Pandev, që avansoi me golin e Dime Dimov në minutën e 21-të. Mbrojtësi i skuadrës vendase kërceu më së larti në zonën kundërshtare dhe me kokë arriti që të mposhtë portierin Suat Zendeli.

A. Pandev avanson ndaj FC Shkupit

A. Pandev avanson ndaj FC Shkupit A. PANDEV – FC SHKUPI 1:0(D. Dimov 21')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.

Ndeshja e vetme siç theksuam edhe në fillim ku rrjetat mbetën të paprekura gjatë 45 minutëshit të parë, është ajo midis Sileksit dhe Renovës, ku mysafirët pretendonin për një prekje me dorë nga ana e Dario Desniq, mirëpo arbitri kryesor Marjan Eckoski tregoi në fund vetëm rivënie nga këndi për “gjipspunesit”, të cilët janë në kërkim të fitores së dytë në sezonin e ri, pas asaj në javën e parë ndaj Rabotniçkit në Shkup.

Futbollistet e Renoves pretendojne per penalti ne ndeshjen ndaj Sileksit!

Futbollistet e Renoves pretendojne per penalti ne ndeshjen ndaj Sileksit!

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply