Ylber Alili ringjalli Goblenin, super përmbysje e kumanovarëve ndaj Gostivarit (VIDEO)

Një super ndeshje kanë zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Gostivarit, skuadra vendase me të njëjtin emër dhe Goblen Junior, që në fund nga qyteti i Pollogut u rikthye me fitore 2:3, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje me dy pjesë të ndryshme, ku e para në tërësi foli për Gostivarin, teksa në të dytën fjalën kryesore e kishte Goblen Junior që u ringjallë në tërësi me inkuadrimin në lojë të Ylber Alilit.

 

Ky i fundit shënoi golin e parë për skuadrën kumanovare, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 56-të, teksa gjithashtu asistoi në shënimin e dy golave të tjerë nga ana e bashkëlojtarëve të tij.

Mirëpo se si rrodhi ndeshja për gjatë 90 minutave në Gostivar? Vendasit avansuan që në minutën e 16-të me golin e Lavdrim Skenderit, teksa nuk vonoi shumë dhe sulmuesi shkupjan, Florent Osmani në minutën e 21-të dyfishoi epërsinë e vendasve.

Goblen Junior ngushton epërsinë e Gostivarit

Goblen Junior ngushton epërsinë e GostivaritGOSTIVARI – GOBLEN JUNIOR 2:1(Y. Alili 56' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 септември 2018 г.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Goblen Junior gjeti golin vetëm pas 11 minutave lojë. Një penalti të akorduar në zonën kundërshtare, rezervisti Ylber Alili e shndërroi në gol në minutën e 56-të, teksa po i njëjti futbollistë kishte shumë merita edhe në shënimin e golit të dytë të Goblen Junior.

Majtisti kumanovar lëshoi një predhë të vërtetë në drejtim të portës vendase që u ndal në shtyllën e anës së djathtë të portierit vendas, për tu devijuar më pas në këmbët e Bekim Ramadanit, i cili nga afërsia shënoi për 2:2.

GOBLEN JUNIOR BARAZON SHIFRAT NDAJ GOSTIVARIT

GOBLEN JUNIOR BARAZON SHIFRAT NDAJ GOSTIVARITGOSTIVARI – GOBLEN JUNIOR 2:2(B. Ramadani 74')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 септември 2018 г.

Megjithatë me kaq nuk u kënaqën futbollistët mysafir, të cilët në minutën e 90-të, sërish me një asistim të Ylber Alilit, me anë të Hasan Bilalit siguruan fitoren e dytë nga 4 ndeshjet e para, ku kanë regjistruar edhe dy barazime dhe për momentin me meritë ndodhen në pozitën e dytë menjëherë pas Struga Trim Lum.

MBYLLET NDESHJA NE GOSTIVAR

MBYLLET NDESHJA NE GOSTIVAR, GOBLEN JUNIOR ME NJE PERMBYSJE TE MADHE KTHEHET ME FITORE NE KUMANOVEGOSTIVARI – GOBLEN JUNIOR 2:3(H. Bilali 90')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 септември 2018 г.

Leave a Reply