Struga Trim Lum godet fuqishëm në merkato, transferon sulmuesin e FC Shkupit

Struga Trim Lum tashmë tre ditë me rradhë po përgatitet në Ohër në prag të stinorit pranveror, teksa drejtuesit e skuadrës intenzivisht  po punojnë në përforcimin e skuadrës, me qëllim që sa më të përgatitur të presin pjesën e dytë të kampionatit, ku pretendojnë të shpallen kampion dhe të promovohen në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton ‘infOSport.mk’.

Kësisoj ata në rradhët e tyre sollën portierin me përvojë Ilçe Petrovski, Florent Osmanin e Gostivarit dhe mbrojtësin e talentuar të Shkëndijës, Arlind Aliti (i huazuar), ndërsa së fundmi kanë arritur marrëveshje edhe me sulmuesin e talentuar të FC Shkupit, Abdylhadi Jahja.

Siç mëson ‘infOSport.mk’, Struga Trim Lum me këtë super talentë ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, me opcion vazhdimi. Ndryshe Jahja te skuadra ‘bardhekaltër’ nga Çairi u transferua verën e vitit 2018-të nga ekipi i të rinjëve të Vardarit, ku ishte shpallur si golashënuesi më i mirë me 22 gola të shënuar.

Ai te FC Shkupi erdhi me shumë bujë, si një sulmues shumë premtues, madje duke firmosur kontratë 3-vjeçare, mirëpo që largohet nga Çairi vetëm pas 6 muajve, kjo për shkak edhe minutazhit të vogël që morri. Jahja me fanellën e FC Shkupit gjatë stinorit vjeshtorë, luajti vetëm 11 minuta, duke u inkuadruar në lojë në ndeshjen e xhiros së parë kundër Sileksit në Kratovë fare në fund dhe kundër Akademia Pandevit në Strumicë.

Ndryshe 19 vjeçari nga Ohri me tipare sulmuese, gjatë karrierës së tij kishte qenë gjithashtu edhe pjesë e grupmoshave të reja në ekipet si Voska, Akademia Pandev dhe Euromilk.

Leave a Reply