Angellovski: Të fitojmë për jubileun e Goran Pandevit!  

Në ndeshjen kundër Letonisë, kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev do të zhvillojë ndeshjen e 100-të të tij. Seleksionuesi Angellovski në konferencën e zhvilluar sot tha se duhet të respektohet kapiteni për jubileun.

“Goran Pandev do të luajë ndeshjen e 100-të me fanellën e Maqedonisë. E dimë të gjithë se kush është dhe çfarë është. Duam ta regjistrojmë jubileun me fitore. Kur mundeshin 70.000 njerëz të ngriten në këmbë dhe ta përshëndesin Pandevin në Itali, mendojë që edhe ne mundemi ta bëjmë të njejtën në vendin tonë”, tha Angellovski.

Leave a Reply