De Biazi më në fund zbulon pse nuk e mori Gjimshitin në Europian!

Kampionati Europian i vitit 2016 ruan ende kujtime të mëdha për emocionet që çdokush nga ne përjetoi në ato ndeshje të luajtura nga ana e Kombëtares shqiptare, e cila për herë të parë luajti në një event të tillë të madh futbollistik.

Veç emocioneve një debat të ndezur edhe sot e mban formacioni që De Biasi zgjodhi asokohe për të marrë në Francë.

Jashtë mbetën lojtarë si Rrahmani, Rashica apo edhe Berat Gjimshiti. Duke parë formën që po kalojnë dy të parët, ish-trajneri i Kombëtares vazhdimisht pyetet nga mediat shqiptare se a veproi gabimisht me përzgjedhjen e tij.

I bindur që jo, De Biasi ka argumentuar së fundmi se lënia jashtë e lojtarëve të sipërpërmendur ishte sipas llogarive.

Në një intervistë të gjatë për “Klan Kosova” tekniku italian shprehet se mosaktivizimi i Gjimshitit te Atalanta ishte arsyeja e parë që në vend të tij të ishte Veseli.

“Me mua në Francë ishin lojtarët më të gatshëm, ata që zgjodha. Jashtë listës kam lënë edhe Berat Gjimshitin, dhe në vendin e tij zgjodha Veselin sepse po luante rregullisht. Gjimshiti ka luajtur në atë kohë vetëm tre ndëshje te Atalanta dhe ato me kërkesën time. I mora në telefon drejtuesit e Atalantës dhe u thashë ta aktivizonin pak sepse nëse nuk e fusni nuk mund ta merrja në Europian. Ata e morën në konsideratë kërkesën time pasi ua lejonte renditja dhe kështu ata e futën në lojë. Por nuk mund të jem unë trajneri që telefonon ekipet dhe tu them që kë duhet të fusin si titullar”- ka thënë De Biasi.

Ndërsa sa i përket dyshes Rashica-Rrahmani, 63 vjeçari thotë se edhe ata nuk gëzonin atëherë një formë siç kanë fituar sot.

Leave a Reply