Lajm i bujshëm nga Italia, Milani kërkon Gjimshitin!

Një lajm i bujshëm na vjen nga Italia, e që ka të bëjë me mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Falë paraqitjeve të mira me fanellën e Atalantas, Gjimshiti është bërë objektiv i disa skuadrave të njohura europiane, përfshirë këtu edhe gjigandët italian të Milanit, si dhe ato holandez të Ajaksit. Sipas TMË, në agjendën e Milanit që kërkon të përforcohet për sezonin e ri ka përfunduar edhe emri i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, i cili pëlqehet nga trajneri Stefano Pioli dhe drejtuesit “kuqezi”.

Italianët insistojnë se përfaqësuesit e lojtarit janë kontaktuar nga “kuqezinjtë” për të mësuar për dëshirën e tij për të ndryshuar ambient, e sidomos kushtet në të cilat Atalanta është e gatshme ta lërë të lirë futbollistin me origjinë nga Lugina e Preshevës.

Por nuk është vetëm Milani. Sipas të njëjtave burime, për lojtarin ka shfaqur interes së fundmi edhe Ajaksi, i cili po kërkon një alternative aftagjatë për Dalei Blind, i cili vazhdon të shfaqë probleme shëndetësore.

Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i vetë futbollistit shqiptarë, por edhe drejtuesve të Atalantas, duke pasur parasysh se Gjimshiti është shndërruar në një nga futbollistët kyç te skuadra nga Bergamo, që edhe këtë vit do të luaj në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply