Një tunizian për Prishtinën e Zekirja Ramadanit

Skuadra e Prishtinës, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, pas startit jo të mirë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës, ka vendosur të përforcojë rradhët e veta edhe me një futbollistë të ri, transmeton “infOSport.mk”.

Fjala është për tunizianin, Ahmed Radaoiu, i cili mund të luaj në 3 pozita në krahun e majtë, edhe atë si mbrojtës, mesfushorë dhe anësor ofenziv.

Lajmin për transferimin e këtij futbollisti 23-vjeçar, e konfirmuan edhe përmes faqes zyrtare të Prishtinës në facebook, aty ku tuniziani kishte folur edhe si pjesë e saj.

“Për mua ardhja në Prishtinë është sfidë e re. Kam ardhur të jap maksimumin tim, të jap gjithçka për Prishtinën dhe të prezantojë sa më mirë futbollin tunizian” – është shprehur fillimit Amed Radaoiu, i cili tha se pret që sa më shpejtë të ambientohet dhe së shpejti të ndihmojë skuadrën për të pasur një sezon sa më të mirë.

“ Unë tani më njoh skuadrën , njoh futbollistët, trajnerët, të gjithë janë futbollistë të mirë dhe me mentalitet të lart sportiv. Do të provoj, me gjithë se ekipit iu kam bashkuar me vonesë, që sa më shpejt të ambientohem, të përshtatem me ekipin dhe kur do që të më jepet rasti, t’i ndihmoj shokët dhe ekipin për të pasur një sezon sa më të mirë” – përfundoi Radaoiu, i cili te Prishtina vjen nga rradhët e skuadrës tuniziane të ES du Sahel.

Ndryshe Prishtina pas 7 ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, zë vendin e katërt me 11 pikë, 8 me pak se lideri Ballkani, që ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Leave a Reply