Artim Pollozhani transferohet në Ligën e Dytë te Struga Trim Lum?

Anëtari i ri i Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, FC Struga Trim Lum ka nisur të mendojë për përforcimet që do t’i duhen në sezonin e ardhshëm dhe struganët si duket kanë arritur akordin me Artim Pollozhanin.

Ish reprezentuesi i Maqedonisë nuk është i përfshirë në planet e Qatip Osmanit te Shkëndija, ndërsa te Struga do të jetë lider i skuadrës së drejtuar nga Nexhat Huseini.

35 vjeçari Pollozhani në të kaluarën ka qenë pjesë e Bashkimit, Shkëndijës, Makedonija Gjorçe Petrovit, Vardarit, Torpedo të Moskës e shumë skuadrave tjera.

Leave a Reply