Shkupi mund edhe Juventusin, vazhdon seria e fitoreve (VIDEO)

Ekipi i futsal Shkupit ka shënuar edhe fitoren e 10-të me rradhë në elitën e futsalit vendor, pasi sonte në palestrën “Enver Idrizi” në rolin e mysafirit mundi rivalin lokal, Juventus Seravën me rezultatin 8:5, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një super ndeshje në të cilën “bardhekaltërit” nga Çairi vazhduan me dominimin e tyre, duke qenë skuadra e vetme që këtë edicion nuk dinë për disfatë.

Figura qendrore te Futsal Shkupi në këtë përballje ishin Erkan Seferi dhe Orhan Ibishi, të cilët realizuan nga 3 gola, ndërsa nga një gol realizuan edhe Bejtullah Jakupi dhe Denis Fazlija. Në anën tjetër te Juventus Serava me lojë të mirë u dallua Reshat Ali që realizoi “hat-trik”, një gol realizoi Mervan Osmani, derisa Bejtullah Jakupi i Shkupit ishte lojtari i cili realizoi autogol në minutën e 17-të, raporton “infOSport.mk”.

Falë kësaj fitore Shkupi arriti në kuotën e 52 pikëve me ç’rast vazhdon të kryesoj rënditjen në elitën e futsalit vendor. Në anën tjetër Juventus Serava pas kësaj disfate pozicionohet në vendin e shtatë me 17 pikë të tubuara.

Leave a Reply