Sulmuesi çek i Sampdorias në planet e Interit

Skuadra e Interit ka vënë në shënjestër sulmuesin çek të Sampdorias, Patrik Shik. Drejtori sportiv i “neroaxurrëve”, Piero Auzilio nuk ka asnjë dyshim mbi cilësitë e sulmuesit dhe ai për këtë gjë ka informuar edhe pronarët kinez të klubit.

Shik me shumë gjasa do të blihet nga Interi, drejtuesit e së cilës skuadër pritet që  të paguajnë klauzolën e sulmuesit çek që kap shifrën prej 25 milion eurove.

Megjithatë ai nuk do të veshë fanellën “zikaltër” këtë verë, por një gjë të tillë pritet të bëjë verën e vitit 2018-të, me qëllim që te Sampdoria të piqet edhe më shumë si futbollist.

Leave a Reply