Golat nga ndeshja Shkëndija – Makedonija Gj.P (VIDEO)

Shkëndija sot në Tetovë në kuadër të ndeshjes së javës së 24-të në elitën e futbollit vendor mundi  Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 5:1, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” në asnjë moment nuk vurën në pyetje fitoren ndaj skuadrës shkupjane, e cila ishte e pafuqishme për të bërë diç më tepër ndaj dyshes së disponueshme Ibraimi – Medjedoviç, që realizuan të gjithë 5 golat.

Bomberi kërçovarë Besart Ibraimi ishte autorë i dy golave, duke konfirmuar pozitën e parë në listën e golashënuesve, ndërsa “hat-trikun” e tij të parë në elitën e futbollit vendor e arriti sulmuesi austriak me origjinë boshnjake, Dino Medjedoviç.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni të gjithë 6 golat nga përballja e zhvilluar sot në Tetovë.

Leave a Reply