Messi mungon, por Barcelona sërish fiton (VIDEO)

Barcelona fiton edhe pa Messin. Ndodhi kjo sonte në përballjen si mysafir ndaj Granadas, në të cilën “katalunasit” arritën misionin e tyre duke shënuar fitore të pritur me rezultatin 1:4.

Luis Suarez ishte heroi i ndeshjes me golin e parë shumë të rëndësishëm të shënuar në minutën e 44-të dhe asistin shumë me vlerë në minutën e 64-të për Pako Alkaser.

Autogoli i Sonie në minutën e 83-të dhe goli i shënuar nga Nejmar në minutën e fundit të takimit bënë që fitorja e Barcelonës në fund të duket shumë bindëse, edhe pse vendasit në minutën e 50-të me golin e Bogas komplikuan gjërat për skuadrën e Luis Enrikes.

Barcelona falë kësaj fitore mban ende gjallë shpresat për mbrojtjen e titullit, duke vazhduar të ruajë epërsinë prej vetëm -2 pikëve ndaj Realit të Madridit që gjatë ditës shënoi fitore të lehtë përballë Alavesit, 3:0.

Leave a Reply