Napoli dhe Juve bënë paqe (VIDEO)

Napoli dhe Juventusi kanë bërë paqe në derbi ndeshjen e javës së 30-të në Serie A, duke mbyllur ndeshjen me nga një gol të shënuar. Ndeshja filloi mbarë për kampionët në fuqi të Juventusit, të cilët vetëm pas 7 minutave lojë kaluan në epërsi.

Pjaniç dhe Khedira mjaft mirë kombinuan mes tyre në zonën e vendasve, me këtë të fundit që shënoi në rrjetën e Rafael për rezultat 1:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pas saktësisht një ore lojë Hamshik realizoi golin e barazimit falë një asisti perfekt nga ana e Mertens.

Deri në fund të takimit të dyja skuadrat tentuan për të gjetur edhe golin e fitores, mirëpo nuk ja arritën qëllimit, ashtu që në fund të dyja skuadrat duheshe të pajtohen me ndarjen  e pikëve.

Juventusi vazhdon të mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 74 pikë, derisa Napoli mbetet në pozitën e tretë me 64 pikë të tubuara.

Leave a Reply