Ronaldo, 100 gola në Ligën e Kampionëve

Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo është futbollisti i parë me 100 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Ai sonte në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian ndaj Bajernit të Munihut regjistroi edhe një rekord tjetër në karrierë.

Reali shënoi fitore 4:2, ndërsa 3 prej golave të shënuar ishin pjesë e portugezit, i cili në këtë mënyrë arriti në shifrën prej 100 golave të shënuar në gjithsej 137 ndeshje, përfshirë këtu ndeshjet në fazën e grupeve dhe ato eliminatore të Ligës më prestigjioze Evropiane.

Pas tij me 94 gola në gjithsej 114 ndeshje renditet Lionel Messi, ndërkohë i treti në këtë listë është legjenda e Realit të Madridit, Raul Gonzales, i cili në 142 ndeshje ka shënuar 71 gola.

 

 

Top golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve:

 

# Emri dhe mbiemrmi i futbollistit Ndeshje Gola
1. Kristiano Ronaldo 137 100
2. Lionel Messi 114 94
3. Raul Gonzales 142 71
4. Rud Van Nistellroj 73 56
5. Karim Benzema 91 51
6. Tieri Henri 112 50

 

Leave a Reply