Bardhi golin ndaj Mezőkövesd e festoi me sexhde (VIDEO)

Enis Bardhi të shtunën realizoi njërin prej 3 golave të shënuar nga skuadra e tij, Ujpesht në transfertën ndaj Mezőkövesd, njofton “infOSport.mk”.

Talenti shqiptarë realizoi golin e dytë për Ujpeshtin, skuadër kjo e cila në fund shënoi fitore me rezultatin 3:1.

Ishte ky goli numër 10-të për Bardhin këtë edicion në elitën e futbollit hungarez, me ç’rast ai tashmë renditet në pozitën e tretë në listën e golashënuesve me vetëm dy gola më pak se kryesuesi Marton Eppel nga rradhët e Honved.

Golin ndaj Mezőkövesd Bardhi e festoi në një mënyrë të veçantë, duke bërë sexhde, përmes së cilës falënderoi Allahun e Lartëmadhëruar për gjithë këto suksese që po i arrin ai në karrierë.

Ai falenderimin e tij e kishte shprehur edhe dje përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”, ku fotos së tij duke festuar golin i’a kishte bashkëngjitur edhe fjalën:”Elhamdulilah”.

Leave a Reply