Një turk te Arsenali!?

Arsenali është i interesuar për super talentin e Turqisë, Yusuf Yazici, që po shkëlqen me Trabzonsporin këtë edicion në Superligën turke.

Mesfushori 20 vjeç është përfshirë direkt në 15 gola të shënuar nga ekipi i tij ndërsa ka luajtur në 16 takime.

Skautët e Arsenalit kanë qëndruar së fundmi në Turqi për vëzhguar nga afër Yzicin, kurse drejtuesit e klubit aktual tashmë kanë nisur kërkimet për zëvendësimin e tij.

Përveç Arsenalit për shërbimet e futbollistit të talentuar turk interesohet edhe skuadra e Mançester Junajtedit.

 

 

Leave a Reply