Shkëndija dënohet me 6 ndeshje pa tifoz në Tetovë (VIDEO)

Shkendija deri në fund të sezonit do të luaj pa përkrahjen e publikut në Tetovë, pasi Komisioni Disiplinor pranë FFM-së e dënoi këtë klub me 6 ndeshje me tribuna të zbrazura.

Ky dënim vjen pas incidentit të ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës kundër Vardarit, kur pas zënkës mes kapitenëve të të dyja skuadrave në teren u futën disa nga tifozët e papërgjegjshëm të skuadrës tetovare.

Arbitri kryesor Aleksandar Stavrev pas gjithë kësaj e ndërpreu ndeshjen, e cila më pas vazhdoi sërish.

Kështu Shkëndija i bie që deri në fund të sezonit aktual si dhe dy ndeshjet e para të sezonit 2017/2018 ta luaj pa përkrahjen e tifozëve në stadiumin e saj në Tetovë, përfshirë këtu edhe ndeshjen e nesërme kundër Vardarit, e vlefshme për javën e 29-të në elitën e futbollit vendor.

Është ky pa dyshim një dënim shumë rigoroz nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që me siguri se do të ankimohet nga ana e drejtuesve të Shkëndijës ditëve në vijim.

Leave a Reply