Super atmosferë në Ligën e tretë që të mahnit (FOTO+VIDEO)

Fundjavën që e lamë pas në Labunishtë u zhvillua derbi ndeshja midis vendasve të Labunishtës dhe Struga Trim Lum në kuadër javës së 22-të të Ligës së tretë jug-perendim.

Ajo që bëri që të flitet për këtë ndeshje ishte atmosfera e krijuar nga ana e tifozëve të pranishëm në stadium, ku kishte mbi 3 000 shikues, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse kushtet e stadiumit për tifoz nuk ofronin kushte të mira, një gjë e tillë nuk u pengoi tifozëve të Labunishtës për të bërë këtë derbi mjaft elektrizues dhe tërheqës. Ata krijuan një super atmosferë, duke përdor madje edhe fishekzjarre dhe rekuizita të ndryshëm, gjë kjo që ju mungon edhe disa nga skuadrave në Ligën e Parë.

Në fund ndeshja derbi midis Labunishtës dhe Struga Trim Lum u mbyll me barazim pa gola, duke lënë të hapur garën për vendin e parë dhe inkuadrimin në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Pas këtij barazimi Struga Trim Lum vazhdon të qëndroj në pozitën e parë me 47 pikë, vetëm dy pikë më shumë se Korabi i vendit të dytë që mundi Prespën me rezultatin 3;0, derisa Labunishti tashmë zbret në pozitën e tretë me 44 pikë.

Leave a Reply