Berat Jakupi: Finalen e humba padrejtësisht

Berat Jakupi sot në Koxhaeli të Turqisë në Evropianin e karatesë për seniorë kishte meçin final kundër përfaqësuesit turk, Ugur Aktash. Ishte kjo një luftë e barabartë mes dy kundërshtarëve të njëjtë, ndërsa më së miri një gjë të tillë e dëshmoi edhe rezultati përfundimtarë, 0:0.

Megjithatë sipas Berat Jakupit ishte vetëm deklarimi i gjyqtarëve ai që e shpalli turkun kampion Evrope, mirëpo jo edhe lufta që tregoi kundërshtari i tij. Sipas tij arbitrat kanë vepruar padrejtësisht në këtë rast, gjë të cilën Jakupi e bëri publike edhe përmes faqes së tij zyrtare në facebook, ku kishte shkruar:

“Berati kthehet me medalje të argjendtë nga Kampionati Evropian në karate për senior, i mbajtur në Koxhaeli të Turqisë. Ndeshja finale u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, por gjyqtarët e ndeshjes shpallën fitues garuesin turk në mënyrë jo profesionale, pasi Berati dukshëm e dominoi ndeshjen nga minuta e parë”.

Leave a Reply