Milani përforcon krahët e mbrojtjes, merr një super futbollist

Milani me pronarët e rinj kinez po dëshiron të hyjë fuqishëm në tregun evropian të futbollit, ku pritet që gjatë merkatoës së verës të angazhojë disa futbollistë mjaft cilësor, që do ngritnin nivelin e skuadrës nga “San Siro”.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Milanit janë takuar ditën e sotme më menaxherin e mbrojtësit zviceran Rikardo Rodriguez i cili aktivizohet tek Volfsburgu në Gjermani.

Mediat italiane madje raportojnë se “kuqezinjtë”  kanë arritur marrëveshje për të pasur shërbimet e mbrojtësit 24 vjeçar i cili në merkaton e janarit u kërkua me ngulm nga Interi dhe Napoli.

Bëhet fjalë për një klauzolë përfundimtare prej 22.5 milion euro që drejtuesit e Milanit duhet të arkëtojnë  në arkat e Volfsburg që kjo marrëveshje edhe përfundimisht  të zyrtarizohet.

Rodriguez pjesë e Volfsburgut është që 6 vite, ndërsa për gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka qenë një titullar i padiskutueshëm te skuadra gjermane, njëjtë sikurse edhe te përfaqësuesja e Zvicrës.

Rodrigez me fanellën e Volfsburgut ka zhvilluar 149 ndeshje, duke realizuar edhe 15 gola. Ai gjatë këtij sezoni ka luajtur në 24 ndeshje dhe ka shënuar dy herë, ndërsa vlen të theksohet se nga18 marsi, ai ka zhvilluar vetëm një ndeshje për shkak të një lëndimi, paksa më serioz.

Leave a Reply