Shkëndija U19 mundi moshatarët e Shkupit

Shkëndija U19 që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri, ka marrë fitoren e rradhës, duke fituar bindshëm 5:2 Shkupin në Çair në ndeshjen e xhiros së 19-të në Super Ligën e Maqedonisë për të rinjë, duke vazhduar kështu luftën e balansuar për vendin e parë me Vardarin.

Shkëndija dominoi në fushë të Shkupit dhe pas pjesës së parë pa veten në epërsi 0:2 me golat e Artan Bajramit (27’ dhe 39’).

Shkupi në fillim të pjesës së dytë zbuti rezultatin në 1:2, mirëpo Shkëndija shpejt përgjigjet me dy gola kur Rihan Zeqiri në minutën e 61-të dhe Shefit Shefiti në të 65-ën çojnë shifrat në 1:4. Shkupi në minutën e 77-të shënoi gol për 2:4, mirëpo deri në fund Shkëndija me anë të Riad Agushit gjeti golin e pestë, duke mbyllur takimin me fitore bindëse 5:2.

Pas 19-të xhirove Shkëndija ndan pozitën e parë me Vardarin me nga 50-të pikë të tubuara, ndërsa të shtunën e ardhshme përballen mes veti në Tetovë në kuadër të xhiros së 20-të.

Leave a Reply