Maqedonia U17 me 4 shqiptarë në kontrollueset ndaj Azerbajxhanit

Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë më 16 dhe 18 maj do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Azerbajxhanit, me ç’rast seleksionuesi Goran Staniq bëri sot publike emëroren e futbollistëve që do luajnë kundër moshatarëve të tyre azer, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e 20 futbollistëve të ftuar bëjnë pjesë edhe 4 futbollistë shqiptarë, edhe atë tre nga kampionati vendor dhe një futbollist nga kampionati çek, që vjen nga skuadra e Teplice.

Bëhet fjalë për futbollistin shkupjan i cili me mjaft sukses po luan në kampionatin çek, gjë kjo që nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga skautët e përfaqësueses së Maqedonisë, të cilët e kanë ftuar atë të jetë pjesë e tyre.

Ndërkohë tre futbollistët e tjerë shqiptarë të ftuar për dy përballjet kontrolluese kundër Azerbajxhanit  nga kampionati vendor, janë Agon Elezi (FC Shkupi), Kushtrim Tairi (KF Shkëndija) dhe Xhemal Ibishi (KF Metalurgu)

Të dyja ndeshjet mes këtyre përfaqësueseve do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

 

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga ana e seleksionuesit, Goran Staniq:

Portierë: Dimitria Gerasimovski (Nju Stars), Matej Andov (Vardari);

Mbrojtës: Bozhidar Mitrevski (Rabotniçki), Stefan Golaboski (Metalurgu), Vane Tasevski (Sasuolo-Itali), Kristijan Trpçevski (Nju Stars), Boris Jakimovski (Rabotniçki), Alen Liçina (Rabotniçki), Hristijan Stojanovski (Rabotniçki);

Mesfushorë: Emil Skoko (Makedonija Gj.P.), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Bojan Dimovski (Vardari), David Manasievski (Nju Stars), Kire Trpçevski (Nju Stars), Besir Baftjari (Teplice-Çeki), Xhemal Ibishi (Metalurgu), Aleksandar Popovski (Metalurgu), Agon Elezi (Shkupi);

Sulmues: David Toshevski (Rabotniçki), Kushtrim Tairi (Shkëndija).

Leave a Reply