Siti nuk gabon, Liga e Kampionëve shumë pranë (VIDEO)

Mançester Siti ka arkëtuar tre pikë të lehta në ndeshjen si vendas kundër Uest Bromuiç Albionit, duke bërë një hap të madh drejt pjesëmarrjes për në Ligën e Kampionëve Evropian sezonin që vjen. Në ndeshjen e mbetur të javës së 34-të “pasanikët” nga Mançesteri shënuan fitore me rezultatin 3:1, duke tejkaluar Liverpullin në renditje.

Skuadra e Pep Guardiolas falë fitores së sontshme tashmë renditet në pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Liverpulli në pozitën e katërt dhe tre më shumë se Arsenali në pozitën e pestë. Në ndeshjen e javës së fundit Mançester Siti do të jetë mysafir i Uatfordit, ndaj së cilës skuadër do i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar TOP-4 dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve Evropian.

Ndryshe më të merituar për fitoren e sontshme të “citizens” ishin Gabriel Hesus (27’),  Kevin De Brujne (29’) dhe Jaja Ture (57’), derisa golin e nderit për mysafirët e realizoi Robson Kanu, tre minuta para fundit të takimit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply