Alioski nuk shënon, por asiston dhe Lugano fiton (VIDEO)

Reprezentuesi shqiptarë i Maqedonisë, Ezgjan Alioski po vazhdon me paraqitjet e tij të mira me skuadrën e Luganos. Alioski i cili është golashënuesi i dytë në Superligën zvicerane, në ndeshjen e sontme ndaj Sent Galenit nuk realizoi gol, por asistoi në të tre golat e Luganos, me këta të fundit që fituan ndeshjen me rezultat 3:2.

Me këto tre asistime, shqiptari arrinë kuotën e 14 asistimeve në total, ndërsa ka të shënuar 16 gola në këtë sezon. Ndërkohë, golashënuesit në këtë takim për Luganon ishin Mariani që realizoi dy herë dhe Crnigoj, ndërsa për Sent Gallen shënuan Toko dhe Mihajloviç që shënoi në rrjetën e gabuar.

Lugano pas fitores ndaj skuadrës së Sent Gallen, vazhdon të mbajë  pozitën e katërt në tabelën e Superligës së Zvicrës me 47 pikë të tubuara, 1 më pak se Sioni që renditet i treti.

Leave a Reply