Dikur në Europë, sot në Ligën e tretë (VIDEO)

Disfata ndaj Teteksit në teren vendas i ka kushtuar me rënie në Ligën e tretë skuadrës së Metalurgut, që dikur përfaqësonte Maqedoninë në arenën ndërkombëtare, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Hekurana në ndeshjen e drejtpërdrejtë për mbijetesë në Ligën e Dytë pësoi disfatë minimale 0:1 nga Teteksi, skuadër kjo e cila edhe sezonin tjetër së bashku me Tikveshin do të luajnë në Ligën e Dytë.

Skuadra nga Kavadari në ndeshjen më të rëndësishme të vitit mundi Turnovën në teren vendas me rezultatin 2:1, ndërkohë Vardar Negotino është skuadra e dytë pas Metalurgut që do të luajë sezonin tjetër në Ligën e Tretë Futbollistike të Maqedonisë.

Skuadrës nga Negotina nuk i ka kryer punë as fitorja 1:0 ndaj EuroMilkut, duke u renditur vetëm në pozitën e fundit me 25 pikë, një më pak se Metalurgu në pozitën e parafundit.

Në ndeshjen derbi të javës së fundit në Ligën e Dytë, ndeshjen mes dy skuadrave që sezonin tjetër do të garojnë në mesin e skuadrave më të mira, Akademia Pandev dhe Skopje barazuan 1:1.

Kësisoj Akademia Pandev me 66 pikë renditet i pari, duke lënë pas vetes Skopjen me 54 pikë. Që të dyja këto skuadra siguruan një vend për në Ligën e Parë, ndërsa një gjë të tillë, mirëpo vetëm përmes balotazhit do të kërkoj Novaci, që në ndeshjen e djeshme në Kërçovë mundi Vëllazërimin me rezultatin 3:2.

Liga e Dytë Futbollistik e e Maqedonisë

Rezultatet, Java 27

Akademija Pandev 1 – 1 Skopje
Metalurgu 0 – 1 Teteksi
Vardar N. 1 – 0 Euromilku
Tikves 2 – 1 Turnovo
Vëllazërimi 2 – 3 Novaci
# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Akademija Pandev  27 21 3 3 69:24 66
2. Skopje  27 16 6 5 43:26 54
3. Novaci  27 13 6 8 39:27 45
4. Turnovo 27 9 9 9 37:29 36
5. Euromilku 27 10 5 12 29:30 35
6. Vëllazërimi 27 8 8 11 33:36 32
7. Teteksi 27 7 7 13 16:29 29
8. Tikveshi 27 9 1 17 25:53 28
9. Metalurgu 27 7 5 15 27:50 26
10. Vadar Negotino 27 5 10 12 16:31 25

Leave a Reply