Berat Xhimshiti ndjek nga tribuna ndeshjen Renova-Shkëndija (FOTO)

Ndeshjen derbi midis Renovës dhe Shkëndijës janë duke e ndjekur disa fytyra shumë të njohura të futbollit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër ta pa dyshim se është futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Berat Xhimshiti, i cili aktualisht luan si i huazuar te skuadra e Avelinos në Serie B, ndërsa kartonin e tij e posedon skuadra e njohur italiane e Atalantas.

Bashkë me të në foto shihet edhe Arbnor Fejzullahu, futbollisti aktual i Partizanit të Tiranës.

Mbetet të shohim nëse është kjo vetëm një ndeshje që kanë zgjedhur këta dy futbollistë për ta ndjekur, nga afër, apo ndoshta emrat e tyre mund të lidhen me ndonjë transferim të mundshëm te Shkëndija.

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet gjatë ditëve në vijim, ndërsa nëse është e para, që kanë vendosur për të ndjekur për së afërmi derbin shqiptarë, atëherë nuk kanë gabuar, pasi Rrenova dhe Shkëndija në këto momente po zhvillojnë një super ndeshje me plotë 6 gola të shënuar, 3:3.

Leave a Reply