Zyrtare, Montela te Milani deri në vitin 2019-të

Vinçenco Montela ka vazhduar kontratën me Milanin deri në vitin 2019-të, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Ditën e sotme palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe Montela ka firmosur rinovimin e tij me “kuqezinjtë”, duke ju dhënë në këtë mënyrë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

Drejtuesit e rinj kanë mbetur të kënaqur nga puna e trajnerit të tyre dhe vendosën që t’i besojnë sërish atij edhe planin e së ardhmes në ekipin kuqezi.

“Jam shumë krenar dhe i kënaqur që vazhdova aventurën me Milano, sepse tash kemi një projekt të ri dhe shumë ambicioz që do ta kalojmë së bashku”, deklaroi Montella, duke shtuar: “Faleminderit për besimin që më lejuat të stërvis Milanin për t’u fokusuar në objektiva të reja dhe të lavdishme siç i ka hije këtij klubi.”

Montella te Milani erdhi gjatë vitit 2016 nga ekipi i Sampdorias. Ai më parë gjatë karrierës si trajner drejtoi edhe skuadrat si Katania dhe Fiorentina, ndërsa punën si trajner fillimisht e kishte nisur me grupmoshat e reja te Roma, aty ku edhe u dallua si futbollist.

Leave a Reply