Berat Xhimshiti: Ndaj Izraelit të luajmë me vetëbesim

Berat Xhimshiti dhe Ledian Memushaj kanë qenë dy futbollistët e rradhës në konferencë për shtyp të planifikuar nga trajneri De Biasi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Mbrojtësi i Atalantas që sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Avellino, thotë se skuadrës “kuq e zi” i nevojitet përqëndrim dhe vetëbesim në prag të transfertës me Izraelin, ndaj së cilës kombëtare Shqipëria do të kërkoj të bëjë më të mirën.

“Të gjithë lojtarët në Kombëtare kanë cilësi dhe duhet ti luajmë këto ndeshje me vetëbesim. Kështu do të bëjmë edhe ndaj Izraelit. Në çdo ndeshje kur hyj nuk mendoj shumë për atë që ka ndodhur, por jam i përqendruar në ndeshje. Me tre mbrojtës, është një skemë që më përshtatet, pasi kam luajtur te Zurich dhe më pas te Avellino. Nuk mendoj se është problem i taktikës, por çështje individuale, sepse na ka munguar përqendrimi.” –tha Berat Xhimshiti.

Leave a Reply