Memushaj: Të tregojmë se jemi më të mirë se Izraeli

Humbja dhe mbi të gjitha paraqitja në miqësoren e fundit me Luksemburgun duhet harruar sa më shpejt. Dështimi në testin miqësor ishte i 5-ti radhazi për Kombëtaren, një rezultat që ka çuar në krizë “kuqezinjtë”, të cilët përpara kanë sfidën me Izraelin, e vlefshme për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

Mesfushori “kuq e zi”, Ledian Memushaj, me statusin e veteranit në ekip thotë se futbollistët duan që në pushime të shkojnë të qetë, ndërsa një gjë të tillë do e arrijnë vetëm në rast se në fushë tregojnë se janë më të mirë se Izraeli.

“Duhet të mendojmë për ndeshjen me Izraelin. Të gjithë ishim të mërzitur, pasi krijuam raste por një humbje ndaj tyre është tragjike. Jam i kënaqur që kjo humbje ndodhi me Luksemburgun dhe jo me Izraelin. Ka një vit që flitet se trajneri do largohet, por ai është këtu. Këto nuk na interesojnë ne lojtarëve, pasi i takon trajnerit. Ai ka qënë gjithmonë i përqendruar për ne. Duhet të tregojmë në fushë që jemi më mirë se Izraeli. Lojtarët kanë nevojë të shkojnë të qetë me pushime, të mos mendojnë për futboll”- mbylli fjalën e tij mesfushori i kombëtares sonë.

Leave a Reply