Mesi nuk e fton Luis Enriken në dasmën tij

Ylli Barcelonës, Lionel Mesi me 30 qershor do të lidhë kurorë me Antonella Rocuzon. Ai në këtë eviniment nuk e ka përfshirë ish trajnerin e Barcelonës, Luis Enrike, ku në mesin e 700-t të ftuarve mungon vetëm ai.

Mediat në Spanjë shkruajnë se Mesi dhe Enrike një kohë të gjatë kanë mosmarrëveshje ndërmjet veti, ndërsa si shkak i largimit të 47 vjeçarit nga Barça ishte pikërisht argjentinasi.

Gjithsesi, Enrike nuk është i vetmi që nuk ka marrë ftesë për në dasmën e Mesit, pasi edhe i gjithë stafi teknik i Barçës nuk figurojnë në listën e të ftuarave.

Ndërkohë, zyrtarisht të ftuar janë shokët e skuadrës, mjekët, masazhatorët dhe fizioterapistët.

Leave a Reply