E bujshme, Inzagi zëvendëson De Biasin te Shqipëria?

Zëvendësuesi i Xhani de Biasit te stoli i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, mund të jetë legjenda e Milanit, Pipo Inzagi. Një lajm i tillë vjen nga Italia, e posaçërisht nga gazetari i mirënjohur Gianluca di Marzio.

Fjalët e gazetarit italian hyn në fazën e seriozitetit edhe më shumë kur bazohemi te deklaratat e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, me këtë të fundit që ishte shprehur se trajnerin e ri të kuqezinjëve e dëshiron të jetë italian.

Gazetari Di Marzio ka shkruar se Pipo po mendohet nëse do të vazhdojë aventurën e tij te Venezia në Seria B, apo do të marrë drejtimin e një Kombëtare e cila ka provuar një Evropian.

Ish sulmuesi i Milanit, është trajner aktual i skuadrës Venezia, ndërsa më herët drejtoi edhe skuadrën e Shpresave të Milanit dhe skuadrën ‘A’.

Leave a Reply