Iseni: Ndjenjë e shkëlqyeshme të shënohet gol në debutim

Në miqësoren  mbrëmshme ndaj skuadrës Admira, talenti Besar Iseni në ndeshjen debutuese me fanellën e Vardarit, arriti të shënojë gol në fitoren që kampionët e mbyllën me rezultat 2:0.

Talenti Iseni në radhët e Vardarit kaloi nga Shkupi në këtë merkato verore, ndërsa në ndeshjen e parë të tij shfrytëzoi rastin që të gjejë rrjetën.

“Sigurisht, jam i lumtur që fitova shansin të paraqitem në formacionin e parë të Vardarit. I lumtur jam për debutimin, golin dhe fitoren. Ndjenja është e shkëlqyeshme të shënohet gol në ndeshje debutuese. Mua më mbetet që të vazhdojë të stërvitem më intenzivisht dhe t’ua arsyetojë besimin e dhënë drejtuesve të klubit dhe gjithashtu dëshirojë të shënojë edhe shumë gola tjerë”, është shprehur Iseni.

 

Leave a Reply