Milani arrinë akord me sulmuesin italian

Milani ka bërë edhe goditjen e pestë në merkaton e verës për ketë sezon. ”Kuqezinjtë” kanë mbyllur me sukses marrëveshjen me futbollistin italian, Fabio Borini, i cili vjen nga radhët e Sandërlendit.

Ai veçmë ka arritur në Milano, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të ju nënshtrohet kontrollimve mjekësore, para se të firmos kontratën në letër. Detajet e marrëveshjes dhe shifra e transferimit nuk janë bërë ende publike, edhe pse shifra e ofruar nga ana e drejtuesve të Milanit me siguri që ka qenë më e mirë se ajo e Lacios, që gjithashtu interesohej për shërbimet e Borinit.

I rritur te të rinjtë e Bolonjës, Borini gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Çelsit, Suonsit, Romës, Liverpulit dhe Sandërlendit.

Sulmuesi do të rikthehet në kampionatin italian pas 6 sezoneve të kaluara në Premierligën angleze.

Leave a Reply