FSHF vjen me një vendim të madh për futbollistët shqiptarë nga Maqedonia

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në një nga mbledhjet e saj të fundit ka diskutuar rreth çështjes së futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia që luajnë në Superligën shqiptare.

Në lidhje me futbollistët shqiptarë nga vendi ynë, Komiteti vendosi të futet në rregullore dhe të njëjtit të konsiderohen si futbollistë shqiptarë, njësoj si parashikon rregullorja aktuale e garave me futbollistët kosovarë.

Kësisoj Izari Emini, Nijas Lena (Kukësi), Muhamed Useini (Flamurtari) etj, më nuk do të konsiderohen si të huaj, por si futbollist vendor, duke ju mundësuar skuadrave përkatëse, në këtë rast Kukësit dhe Flamurtarit, për të angazhuar edhe ndonjë tjetër futbollistë nga jashtë Shqipërisë në rradhët e veta.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply