Tenisti Shëndrit Deari, diplomon në USHT

Tenisti shqiptar nga Maqedonia, Shëndrit Deari ka përfunduar ciklin katër vjeçar të studimeve në degën e Fakulltetit të Edukatës Fizike në Universitetin Shtetëror të Tetovës, duke u pajisur sot edhe zyrtarisht me diplomë.

Deari sot mbrojti temën e diplomës para komisionit që kishte në përbërje profesorin Besnik Telain, Agron Ademi dhe Haki Ismailin.

Në këtë rast stafi i “InfOSport.mk” i uron Dearit suksese të mëtejshme.

Ndërkohë sa i përket aspektit sportiv, “Diti” po vazhdon me stërvitje pas lëndimit që e la jasht fushave të tenisit për një kohë të gjatë.

Leave a Reply