Venger thurr elozhe për Lakazet

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger është shprehur i lumtur që do të ketë në dispozicion një sulmues si Aleksandre Lakazet, që gjatë ditës së sotme firmos kontratë 5-vjeçare me “topçinjtë”. Strategu francez në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit tha:

“Jemi të lumtur që Aleksandër bashkohet me grupin tonë. Ai ka treguar gjatë disa viteve që mund të shënojë gola dhe është finalizues shumë efikas. Gjithashtu ai ka cilësi të mira teknike dhe një karakter të fortë” – tha Venger, pasi skuadra e tij arriti që të zyrtarizojë marrëveshjen me një ndër sulmuesit më të mirë francez.

Lakazete sezonin e shkuar arriti të shënojë 28 gola në 30 ndeshje me Lionin në Ligue 1, duke bërë që ofertat për të të ishin të shumta, por që në fund ishin “topçinjtë”, ata që bënë për vete këtë super sulmues, i cili ndryshe me fanellën e Lionit ka zhvilluar gjithsej 275 ndeshje dhe ka regjistruar 129 gola dhe 43 asiste.

Leave a Reply