Futsal, mësoni kundërshtarët e Flamurtarit dhe Liburnit në Champions

Së bashku me Futsal Shkupin, këtë vit në ndeshjet e UEFA Futsal Champions League do të marrin pjesë edhe Flamurtari nga Shqipëria si dhe Liburni nga Kosova, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja këto skuadra njëjtë sikurse edhe Shkupi mësuan kundërshtarët e tyre në fazën paraeliminatore.

Kësshtu, skuadra vlonjate e Flamurtarit do të bëjë pjesë në grupin “E”, ku shorti u ka rezervuar si kundërshtarë Mostarin e Bosnje-Hercegovinës, Arnavutkoj Beledije Spor nga Turqia dhe Narva United nga Estonia. Që të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Turqi, ku vendi i parë i grupit kalon në turin final për t’u kualifikuar në fazën eliminatore, apo “’Elite Rounde”, ku marrin pjesë 24 skuadra. Në këtë tur vlonjatët do gjenin Araz Naxçivan të Azerbajxhanit, FC Deva e Rumanisë dhe fituesin e grupit “F”.

Ndërkohë skuadra gjakovare e Liburnit, në këtë fazë do të luaj në grupin “B” së bashku edhe me ekipet si KMF Titograd nga Mali i Zi, FK Vitis nga Lituania dhe Diferdanzh 03 nga Luksemburgu

Nëse del të zë vendin e parë në grup, FC Liburni do kalon në grupin e 5-të në turin final, ku në Zagreb do përballej me Nacionalin e Zagrebit, Garzh Xhinson nga Franca dhe fituesin e grupit C, ku bënë pjesë edhe Futsal Shkupi, së bashku edhe me Luxol St. Andreës, Diamant Linz dhe Makabi Tel Aviv.

Leave a Reply