E bujshme! Nga Partizani i Tiranës te Lids Junajtedi

Sulmuesi ganez, Kaleb  Ekuban që sezonin e shkuar ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, sezonin e ri me shumë gjasa do të luaj te skuadra e njohur angleze e Lids Junajted, që aktualisht garon në Championship, Ligën e Dytë angleze.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, Lids Junajtedi është në prag të marrëveshjes me sulmuesin e Kievos, drejtuesit e së cilës skuadër sezonin e kaluar, e kishin huazuar atë te skuadra shqiptare e Partizanit.

Ekuban me fanellën e skuadrës nga kryeqendra shqiptare zhvilloi një super sezon duke realizuar 17 gola, mirëpo pasi në fund të qershorit i përfundoi afati i huazimit, Kievo e riktheu në rradhët e veta, ndërsa tashmë dëshiron të përfitojë nga shitja e tij te skuadra nga “Illand Roud”.

Leave a Reply