LK, Vardari përmes Malmes deri te Kopenhageni?

Vardari nëse kalon Malmen në kuadër të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian, edhe në raundin e tretë do të haste në një kundërshtarë nga Skandinavia. Bëhet fjalë për skuadrën daneze të Kopenhagen, skuadër kjo e cila në ndeshjen e parë të turit të dytë ndaj sllovakëve të Zhilinës, kishte shënuar fitore 3:1, duke arritur një epërsi komode para ndeshjes së kthimit në Kopenhagë.

Megjithatë për të arritur deri te kjo përballje, Vardari fillimisht do të duhet të tregojë se rezultati 1:1 nga ndeshja e parë në Suedi ndaj Malmes nuk ka qenë i rastësishëm, dhe se ka forcë dhe kualitet për të eliminuar skuadrën e njohur suedeze, që me siguri se në Shkup do të sulmojë që nga minuta e parë, duke pasur parasysh se kampionëve në fuqi të Maqedonisë do ju konvenonte edhe një barazim pa gola për të prekur raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian.

Ndeshjen e parë Vardari do ta zhvillonte në Kopenhagë më datë 25/26 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në program do të ishte më 1/2  gusht.

 

Leave a Reply